Udhëtari ia del ta marrë kontrollin e autobusit, pasi shofer vdiq mbi timon (Video)

Pamje shqetësuese tregojnë momentin, kur udhëtari ia del të marr kontrollin e autobusit pasi vdes shoferi që po e voziste.

Kamera e sigurisë e ka xhiruar drejtuesin e makinës transportuese, që bie pa ndjenja derisa po lëvizte në një rrugë në Putain të Kinës, transmeton Telegrafi.

Burri që ia doli të merr kontrollin, jo vetëm se i shpëtoi të pranishmit në autobus, por edhe shumë kalimtarë që kishin mbushur rrugën në atë mëngjes.

Derisa shoferi i njohur si Song pëson sulm në zemër dhe vdes në vend, njeriu i panjohur e largon atë dhe shtypë pedalin e frenimit.

Pasi e heqin 42-vjeçarin e vdekur, autobusi largohet në skaj të rrugës pa shkaktuar ndonjë aksident.