U lind në aeroplan, kjo është dhurata që i bën bebes kompania (Video)

Një vajzë e cila u lind në gjysmë të rrugës nga Dubai për në Manila, ka marrë një dhuratë ditëlindjeje: një milion milje udhëtim falas.

Kompania filipinase Cebu Pacific, ka thënë se bebja e quajtur Heaven, është e para foshnje që ka ardhur ndonjëherë në jetë në njërin nga aeroplanët e tyre.

Nëna e Heaven, kishte hipur në aeroplan në një rrugë që do të zgjaste katër orë, ndërsa vajza kishte ardhur në jetë pesë javë para datës së përcaktuar.

Stafi i aeroplanit, kanë gjetur dy infermiere që i kanë ndihmuar asaj gjatë lindjes.

Ndërsa, kreu i kabinës Mark Martin ka thënë se edhe stjuardesat e aeroplanit janë të trajnuara si infermiere, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.

Këtë dhuratë ajo mund ta shfrytëzojë kur të dojë e po ashtu edhe ta ndajë me familjen e saj.