Kalimtari e ndalon dhunshëm çiklistin e pakujdesshëm, i tregon se çfarë thotë ligji (Video)

Një burrë në Londër është nervozuar dhe e ka ndaluar dhunshëm çiklistin, që po kalonte nëpër zebër, derisa ishte drita e ndezur për kalimtarë.

Ai i ka dalë përpara dhe e ka kapur për veshjen sportive, duke ia kujtuar se nuk do duhej të kalonte, transmeton Telegrafi.

“Duhet të ndalosh, është ligj”, ka bërtitur ai, para se ta mbante për disa sekonda të bllokuar.

Kjo video e shkurtër, është shpërndarë në Facebook duke marrë shumë pëlqime.

“Kalimtarët duhet të kenë më shumë kujdes nga çiklistët, sesa nga veturat”, është një nga komentet për këtë rast.