Gjeli qesharak me pantallona të kaltër, që po bën xhiro në rrjete sociale (Video)

Në Arizonë të Shteteve të Bashkuara, është filmuar një gjel i zi që mbante një palë pantallona të kaltër.

Mënyra se si vrapon Charlie i veshur në këtë mënyrë, e bën të duket shumë qesharak, transmeton Telegrafi.

Video që e tregon shpendin që lëvizë i pa shqetësuar nëpër fermë, është publikuar nga Debra Snodgrass, dhe është parë mbi një milion herë.

Mësohet se ky gjel është shumë i dashur nga pronarja, e cila ia lëmon dhe ia lyen thonjtë me ngjyrë, ndërsa e pastron me shampo të shtrenjtë.

“Duket si një zotëri i vërtetë në këto pantallona”,  si dhe “Lëreni gjelin e qetë, hiqjani këto rrobe”, janë dy nga komentet më të kundërta që janë bërë lidhur me këtë ngjarje.