Bëri joga në aeroplan, pa e zgjuar udhëtarin që po flinte pranë (Video)

Një grua e paemëruar, ka bërë joga në karrigen e aeroplanit, derisa po udhëtonte nga Los Angeles për në Meksikë.

Rutinën e ushtrimeve për relaksim, ajo nuk e ka lënë anash edhe pse ishte rreth nëntë kilometra mbi tokë, transmeton Telegrafi.

Ajo është filmuar teksa qëndronte me kokë poshtë, ndërsa i hapte këmbët anash. Por, pa e zgjuar udhëtarin që flinte në karrigen ngjitur.

Pasi e ka përfunduar këtë ushtrim, ajo ka filluar me zgjatje të gjymtyrëve, mirëpo pa e prekur asnjërin nga të pranishmit.