Zyrtare: Zbulohen edhe pesë kandidatët e tjerë për “Topin e Artë” (Video)

“France Football” ka gati listën prej 30 kandidatëve për çmimin "Topi i Artë", teksa deri më tani ka zbuluar 10 prej tyre

Pas pesë kandidatëve të parë për çmimin prestigjioz "Topi i Artë", Gareth Bale, Cristiano Ronaldo, Gianluigi Buffon, Emerick Aubameyang Pierre dhe Sergio Aguero, “France Football” ka zbuluar edhe pesë emra tjerë, përcjell Gazeta Express.

Kevin De Bryene, Gonzalo Higuain, Paulo Dybala, Diego Godin dhe Antoine Griezmann, janë pesë emrat tjerë të zbuluar nga “France Football”, shkruan Express.

“France Football” ka bërë të ditur se çdo dy orë do të mësohen nga pesë emra, ku në fund do të përpilohet lista prej 30 kandidatëve për "Topin e Artë", e cila më vonë do të shkurtohet fillimisht në pesë, pastaj në tre. /Express/