Rrihet aktori i njohur në Tiranë, reagon Laert Vasili

Një person i paidentifikuar ka dhunuar në mes të rrugës aktorin e njohur Laert Vasili. 

Burime nga Policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Shyqyri Ishmi”, ku aktori është goditur me grusht në kokë nga një kalimtar.

Aktori 42-vjeçar ka bërë denoncim në komisariatin nr.1, ndërsa Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.

Mësohet se Laert Vasili ka deklaruar në Polici se nuk e ka njohur personin që e dhunoi, dhe se nuk ka konflikte me askënd.

Ndërkohë, ai është shprehur për “BalkanWeb”, se Policia nuk ka bërë mirë që e ka nxjerrë informacionin.

“Ky është informacion personal. Po deshët për shfaqjen mund të flas.”- tha aktori.