Mustafa: KFOR-i të qëndroj ende në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa po merr pjesë në ditën e tretë të seminarit të Asamblesë së NATO-s në Prishtinë.

Në këtë seminar kryeministri Mustafa ka folur për rolin e NATO-s në Kosovë respektivisht KFOR-it, shkruan zeri.info

Ai tha se forcat e KFOR-it janë ende të domosdoshme në Kosovë, sipas tij qytetarët gëzojnë një besim të plotë tek forcat e KFOR-it.

“Theksoj se NATO ka një rol të veçantë në Kosovë, ne jemi të interesuar për bashkëpunim të mirë sidomos me KFOR-in. Mund të them me përgjegjësi të plotë se besimi i qytetarëve tek KFOR-i është tejet i lartë dhe se bashkëpunimi është në nivel duke ditur misionin e saj në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend. Ne jemi ende të interesuar të KFOR-i që qëndroj në Kosovë”, tha ai. /Zëri.info/