Merimanga e ha miun (Video)

Australia është e njohur për gjarpërinj vdekjeprurës, kandil deti helmues dhe krokodil njëringrënës, por një video e re sugjeron se merimangat e mëdha vrastare, po ashtu duhet të futen në listën e këtij vendi për krijesat më të frikshme.

Një video 20-sekondëshe, e postuar në “Facebook”, shfaq një merimangë të madhe, duke e sulmuar një mi mjaft të madh, transmeton Express.

Merimanga, e cila duket të jetë 15 centimetra e madhe, shihet duke e tërhequr zvarrë nëpër derën e frigoriferit miun, që duket se është i ngordhur. /Express/