Kjo i ndodhi për herë të parë Ronaldos në "Santiago Bernabeu" (Foto)

Ronaldo nuk ka arritur të shënojë gol në "Santiago Bernabeu" katër ndeshje me radhë për herë të parë që nga transferimi te "Los Blancos"

Real Madridi mori tre pikë ndaj Athletic Club për të marrë kryesimin e tabelës në La Liga, por për Ronaldon nuk po shkon asgjë siç duhet. Ylli i "Los Blancos", Cristiano, Ronaldo, i cili po luan sezonin e tetë me Real Madridin, po kalon nëpër formën më të dobët në karrierë, përcjell Gazeta Express.

Që nga transferimi i tij nga Manchester Unitedi, portugezi po kalon sezonin më të tmerrshëm në Spanjë, që do të tentojë ta harrojë sa më parë. 

Ronaldo ka shënuar vetëm dy gola në gjashtë ndeshje këtë edicion në La Liga. Në këtë fazë të sezonit, në atë 2014/15 CR7 kishte shënuar 13 gola, që kishte shënuar pesë herë në gjashtë ndeshjet e para.

Ai gjithashtu për herë të parë në karrierë nuk arriti të shënojë gol në katër ndeshje me radhë në "Santiago Bernabeu", shkruan Express.

Lionel Messi aktualisht është golashënuesi më i mirë në La Liga me shtatë gola, i cili duket në formë tejet të mirë. /Express/